Foto 1Shoqëria “2RC” sh.p.k. është një shoqëri me kapital privat e cila është themeluar në Tiranë, në Korrik të vitit 2006, e njohur më parë nën emrin “2R-Construction” sh.p.k..

2RC” e ka filluar aktivitetin e saj në fushën e ndërtimit dhe konsulencës së lidhur me këtë sektor, e sot, falë punës serioze dhe korrekte ajo është zhvilluar me ritme të konsiderueshme, duke e shtrirë veprimtarinë e saj më gjerë në këtë industri, jo vetëm në ndërtime civile e industriale, por edhe me ndërtime të ndryshme në fushën elektro – energjitike si: ndërtime për linja të tensionit të lartë e të mesëm, për shpërndarjen e energjisë, për nënstacione, kabina të transformatorëve, etj.

Përgjatë ecurisë së aktivitetit tonë, jemi shpërblyer me besnikërinë e klientëve, bashkëpunëtorëve dhe partnerëve tanë, të cilët njëherazi na kanë vlerësuar për zgjedhjet e aplikuara në projekte, ofrimin e teknologjive të reja, si dhe vëmendjen tonë maksimale për cilësi, siguri dhe zbatim të afateve me përpikmëri.

Misioni

Shoqëria “2RC” sh.p.k. është një alternativë cilësore për ndërtimin, projektimin dhe zbatimin e objekteve civile, industriale, turistike e bujqësore, etj. Shoqëria synon krijimin e alternativave më cilësore në përputhje me rregullat dhe normativat e legjislacionit në fuqi.

Vizioni

Ne synojmë të jemi një ndër Kompanitë Lider në tregun shqiptar e më gjerë në fushën e ndërtimit, projektimit dhe zbatimit të projekteve të ndërtimit dhe infrastrukturës. Synojmë të jemi një faktor shumë i rëndësishëm dhe cilësor në zhvillimin e infrastrukturës cilësore në Shqipëri.

Stafi

Shoqëria “2RC” sh.p.k. gëzon një staf ritmik e kompakt në punën e tij, dhe në harmoni me misionin e shoqërisë. “2RC” i jep një rëndësi të veçantë kualifikimit dhe trajnimit të vazhdueshëm të stafit të saj, duke krijuar hapësirat e nevojshme për rritjen e kualifikimin e mëtejshëm profesional