Contracting Investor: Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a.
Category: Infrastrukturë, Objekte Publike
Titulli i Kontratës: “Rikonstruksioni i Urës lidhëse të portaleve të tuneleve të shkarkimit T3 , T4 dhe ambienteve të jashtme në H/C e Fierzës”
Hidrocentrali i Fierzës është hidrocentrali i parë i kaskadës ndërtuar mbi lumin Drin. Ai është ndër më të mëdhenjtë në Ballkan, me një kapacitet të instaluar prej 500 megavat (MW), diga e të cilit krijon një rezervuar (Liqenin e Fierzës) me vëllim 2,7 miliardë metra kub ujë dhe një sipërfaqe prej 7.2 km katrorë. H/C i Fierzës është i menaxhuar nga KESH sh.a., shoqëri me aksioner të vetëm shtetin Shqiptar.
Nëpërmjet një kontrate ndërtimi, KESH sh.a. i besoi shoqërisë tonë “2RC” kryerjen e këtyre punimeve, specifikisht “Sigurimi i aksesit për punimet e furnizimit, shfrytëzimit, mirëmbajtjes dhe të riparimeve të mekanizmave elektro – mekanikë të portave në portalet e hyrjes së tuneleve të shkarkimit T3 dhe T4 në hidrocentralin e Fierzës, nëpërmjet rikonstruksionit të pasarelës lidhëse dhe ambienteve të tjera ndihmëse; si dhe rritjen e aftësisë mbajtëse të materialeve të urës lidhëse deri në 3.5 ton.” Ky projekt u realizua brenda një periudhe 5 (pesë) mujore tërësisht dhe me sukses.
Nga punimet e realizuara në këtë kontratë veçojmë:
Punime dhera; prishje; betonime; veshje me alukobond; rifinitura; lyerje; shtrim pllakash; dyer dhe dritare;
Realizim konstruksione metalike, kangjella e shkallë metalike, dhe zgara metalike;
Zgjerim i hyrjes në kullën 4 (dhe ndërrimi i një ure metalike me gjerësi 4m);
Zgjerimi i pilonave të pasarelës;
Punime të strukturës kryesore, pasarelës (urë e varur) me anë të kavove të varura, morsetat dhe bulonat, si dhe ndriçim të posaçëm për urë pasarelë.