Shoqëria “2RC”, nëpërmjet arkitektëve dhe inxhinierëve të atashuar pranë saj, ofron për klientët e bashkëpunëtorët, projektimin dhe inxhinierinë e projekteve në mënyrë multidisiplinare. Gjithashtu, “2RC” bashkëpunon me studiot me prestigjoze të projektimit në vend e më gjerë.
Projektimi konsiderohet nga ne si një nga fazat më të rëndësishme në ciklin jetësor të objektivit të caktuar.
Do të theksonim këtu rëndësinë e veçantë në përcaktimin e objektivave të qarta dhe të arritshme për projektin, ndërtimin e rekuiziteve të projektit, si dhe menaxhimin e trefishtë të kostos, kohës dhe cilësisë.
“2RC” me anë të projektimit synon të jetë edhe një përfaqësuese e qëllimeve të klientëve të saj, duke përcaktuar dhe zbatuar saktë nevojat e kërkesat, duke u përshtatur me proçedurat e firmës kontraktuese, krahas normativave ligjore e standardeve ndërkombëtare. Në këtë formë “2RC” konsideron se sigurohet një lidhje më e fortë përsa i përket kostos, kohës, cilësisë si dhe përmbushjes së nevojave të klientëve.
Në menaxhimin e projekteve ne ndjekim një skemë të thjeshtë por të sukseshme, e cila do të përkufizohej në këto faza:
- Planifikimi dhe projektimi;
- Zbatimi i projektit;
- Monitorimi dhe kontrolli;
- Përfundimi i projektit;
- Start-up dhe dorëzimi.