Contracting Investor: Ministria e Energjisë dhe Industrisë
Category: Objekte Publike
Titulli i Kontratës: “Masat e Integruara për Efiçensën e Energjisë për Shkollat e Kakarriqit, Urës së Muratit, Marlecaj, Komunës Balldre; Gurrëz, Komunës Fushë Kuqe; Tale, Komunës Shënkoll” Qarku i Lezhës, Shqipëri.
Shkollat 9-vjeçare Lezhë kanë frekuentim të lartë nga nxënësit, por kushte të vështira të zhvillimit të mësimit, infrastrukturë të dëmtuar, lagështirë në ambientet e klasave.
Në kuadër të Bashkëpunimit të IPA Adriatic Cross ‐ Border Cooperation Programme me Shqipërinë, nëpërmjet programit të quajtur “ALTERENERGY” Furnizimi në Mënyrë të Qëndrueshme me Energji për Komunat në Detin Adriatik”, Kompania u kontraktua të realizojë zbatimin e projektit “Masa të Integrimit të Energjisë për shkollat e Kakarriqit, Urës së Muratit, Marlecaj, Komuna Balldre; Gurrëz, Komuna Fushë Kuqe; Tale, Komuna Shënkoll; Qarku Lezhë, Shqipëri. Qëllimi kryesor i kësaj pjese të Programit është të promovojë masat e efiçensës së energjisë në ndërtesat Publike në Shqipëri, duke përzgjedhur projekte me kosto efektive, me paraqitje të lartë të masave efiçente, sigurimin e përfitimeve të mëdha të përdoruesve dhe duke kontribuar, gjithashtu, në rritjen dhe produktivitetin e ekonomisë shqiptare.
Projekti është zbatuar në dy faza:
• Faza 1 “Masat e Efiçensës së Energjisë në Strukurën e Jashtme Mbështjellëse të Ndërtesës (termoizolimin e jashtëm të ndërtesës, vendosje dyer‐dritare, etj.)”;
• Faza 2 “Vendosja e sistemeve të ngrohjes, panelit diellor, ftohjes dhe ndriçimit”.
Nga punimet e realizuara në këtë kontratë veçojmë:
o Punime prishje çatie, tavane, suvatimi i brendshëm dhe i jashtëm, shtresa, etj.;
o Ndërtim çatie, dysheme druri, hidroizolim, termoizolim, tavane gipsi;
o Punime suvatimi i brendshëm, lyerje me bojë hidromat;
o Punime termoizolimi i mureve të jashtëm, rrjetë, suvatim grafiato, lyerje me bojë akrilik;
o Punime dyshemeje, hidroizolim, termoizolim, shtresa me pllaka grez;
o Punime sistemimi i jashtëm , drenazhimi, trotuare me pluhurosje e betonforma;
o Ndërtimi i sistemeve të ngrohjes;
o Ndërtimi i një rrjet furnizimi bashkëkohor e të sigurt elektrik;
o Ndërtimi i sitemit të furnizimi me ujë të ngrohtë nëpërmjet paneleve diellore;
o Ndërtimi i sistemit të Mbrojtes Kundra-Zjarrit (MKZ).