Shkolla Gurrez Fushë Kuqe, Lezhë

Titulli i Kontratës: “Masat e Integruara për Efiçensën e Energjisë për Shkollat e Kakarriqit, Urës së Muratit, Marlecaj, Komunës Balldre; Gurrëz, Komunës Fushë Kuqe; Tale, Komunës Shënkoll” Qarku i Lezhës, Shqipëri.

Shkollat 9-vjeçare Lezhë kanë frekuentim të lartë nga nxënësit, por kushte të vështira të zhvillimit të mësimit, infrastrukturë të dëmtuar, lagështirë në ambientet e klasave.

Në kuadër të Bashkëpunimit të IPA Adriatic Cross ‐ Border Cooperation Programme me Shqipërinë, nëpërmjet programit të quajtur “ALTERENERGY” Furnizimi në Mënyrë të Qëndrueshme me Energji për Komunat në Detin Adriatik”, Kompania u kontraktua të realizojë zbatimin e projektit “Masa të Integrimit të Energjisë për shkollat e Kakarriqit, Urës së Muratit, Marlecaj, Komuna Balldre; Gurrëz, Komuna Fushë Kuqe; Tale, Komuna Shënkoll; Qarku Lezhë, Shqipëri. Qëllimi kryesor i kësaj pjese të Programit është të promovojë masat e efiçensës së energjisë në ndërtesat Publike në Shqipëri, duke përzgjedhur projekte me kosto efektive, me paraqitje të lartë të masave efiçente, sigurimin e përfitimeve të mëdha të përdoruesve dhe duke kontribuar, gjithashtu, në rritjen dhe produktivitetin e ekonomisë shqiptare.

Projekti është zbatuar në dy faza:

•    Faza 1 “Masat e Efiçensës së Energjisë në Strukurën e Jashtme Mbështjellëse të Ndërtesës (termoizolimin e jashtëm të ndërtesës, vendosje dyer‐dritare, etj.)”;

•    Faza 2 “Vendosja e sistemeve të ngrohjes, panelit diellor, ftohjes dhe ndriçimit”.

Nga punimet e realizuara në këtë kontratë veçojmë:

o    Punime prishje çatie, tavane, suvatimi i brendshëm dhe i jashtëm, shtresa, etj.;
o    Ndërtim çatie, dysheme druri, hidroizolim, termoizolim, tavane gipsi;
o    Punime suvatimi i brendshëm, lyerje me bojë hidromat;
o    Punime termoizolimi i mureve të jashtëm, rrjetë, suvatim grafiato, lyerje me bojë akrilik;
o    Punime dyshemeje, hidroizolim, termoizolim, shtresa me pllaka grez;
o    Punime sistemimi i jashtëm , drenazhimi, trotuare me pluhurosje e  betonforma;
o    Ndërtimi i sistemeve të ngrohjes;
o    Ndërtimi i një rrjet furnizimi bashkëkohor e të sigurt elektrik;
o    Ndërtimi i sitemit të furnizimi me ujë të ngrohtë nëpërmjet paneleve diellore;
o    Ndërtimi i sistemit të Mbrojtes Kundra-Zjarrit (MKZ).