Monitorim Gjeodetik Diga Fierzë, Koman, Vau-Dejës, Ulëz-Shkopet

Titulli i Kontratës: “Monitorim Gjeodetik Diga e H/C Fierzë, H/C Koman, H/C Vau – Dejës, H/C Ulëz dhe H/C Shkopet”

Nëpërmjet kësaj kontrate, shoqëria zvicerane “BSF Swissphoto” A.G. i besoi “2RC” sh.p.k. punimet e nevojshme për realizimin e sistemit të monitorimit gjeodetik për llogari të KESH sh.a..
Për realizimin e investigimit gjeologjik nga KESH sh.a., u kryen punime civile për ndërtimin e kolonave të vrojtimit dhe monumenteve në digën e H/C të Fierzës, digën e H/C të Komanit, digat e Qyrsqa dhe Zadje të H/C të Vaut të Dejës, digën e H/C të Ulzës dhe të H/C të Shkopetit.
Nga objekti i kësaj kontrate veçojmë realizimin e proçeseve, si:
o    Investigimi gjeologjik;
o    Realizimi i vizatimeve bazë dhe ato të detajit të kolonave të vrojtmit;
o    Ngritja e kolonave të vrojtimit dhe monumenteve.