Objekt Rezidencial dhe Tregtar në Rr. e “Kavajës”

Titulli i Kontratës: “Projektim dhe ndërtim Objekti Rezidencial dhe Tregtar në rrugën e Kavajës”

Shoqëria “2RC” sh.p.k., më parë e njohur si “2R – Construction” sh.p.k., ka realizuar ndërtimin e një objekti rezidencial dhe tregtar në Rr. e “Kavajës”, me 8 dhe 9 kate mbi tokë, si dhe 2 kate parkimi nëntokë.
Për herë të parë në Shqipëri, shoqëria “2RC” ka marrë përsipër ndërtimin me një sistem të veçantë për mbrojtjen sizmike, duke shtuar në stafin e saj edhe inxhinierët e posaçëm për këtë fushë. Për këtë sistem të veçantë anti – sizmik u realizua dhe një seminar më datë 12 Maj 2010, për punimet e të cilit jeni të lutur të vizitoni faqen tonë në  seksionin “Të Reja”.

Punimet e realizuara në këtë objekt i grupojmë si vijon:
o    Punime gërmimi, betoni dhe hekuri;
o    Instalim sistemi të veçantë për mbrojtjen sizmike;
o    Punime drenazhi dhe hidroizolimi;
o    Punime murature, suvatimi, lyerje, gipsi;
o    Punime shtresash;
o    Punime për dyer e dritare, dhe fasadë;
o    Realizim i sistemit inxhinierik mekanik, realizim ashensori, sistem hidraulik, kanalizime, rrjeti ujësjellës, sistemi HVAC;
o    Realizimi i sistemit inxhinierik elektrik dhe ndërtim kabine elektrike;
o    Sistemim i jashtëm, gjelebërim, ndriçim.