Ura pasarela Hec Fierze (13)Shoqëria “2RC” është themeluar me objektiv të saj primar ushtrimin e aktivitetit në sektorin e ndërtimit. Ne synojmë të jemi ndër shoqëritë lider në sektorin e ndërtimit duke përfshirë këtu si Ndërtimet Civile ashtu dhe ato Industriale.

Shoqëria synon të diferencojë produktin final që ofron në treg, duke marrë në konsideratë maksimizimin e çdo etape nëpër të cilën kalon projekti i ndërtimit të një objekti të caktuar. Kështu në punën tonë ne zgjedhim stafin më të mirë të projektimit dhe atë inxhinierik, duke filluar që nga arkitektët; projektuesit; inxhinierët konstruktor, civil, kostoist, të cilësisë dhe të zbatimit, mekanik, elektrik, gjeodet; deri tek oficerët e sigurimit teknik në punë.

Shoqëria “2RC” ka marrë përsipër, për herë të parë në Shqipëri, ndërtimin me një sistem të veçantë për mbrojtjen sizmike, duke shtuar në stafin e saj edhe inxhinierët e kësaj fushe. Në fushën e ndërtimit mbajmë gjithmonë në konsideratë analizat financiare, normativat ligjore, si dhe praktikat e standardet më novatore perëndimore si eurocode etj., për të qenë gjithmonë koherent me qëllimet e shoqërisë, konform misionit e vizionit të saj, shoqëruar përherë me një ndjenjë të lartë përgjegjësie sociale kundrejt mjedisit ku veprojmë.