Shoqëria “2RC” ofron për klientët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e saj, shqiptarë e të huaj, një paketë të plotë shërbimesh këshëllimore/konsulence, përfshirë në të ato ligjore, financiare - ekonomike, administrative, projektimi e inxhinierike, etj.
“2RC” e konsideron konsulencën për klientët e saj si një proces të vazhdueshëm në lindjen, rritjen dhe maturimin e objektivit të përcaktuar.
Fushat kryesore ku operon shoqëria janë:
- Menaxhim, administrim, burime njerëzore;
- Ligjore (ekspertizë në fushën e legjislacionit tatimor, tregtar, të pronave, të ndërtimit, energjitik, mjedisor, të punësimit, etj.);
- Financë, kontabilitet, analizë dhe auditim;
- Komunikim;
- Real – Estate;
- Mjedisi dhe trajtimi i tij;
- Prodhim e teknologji të ndryshme;
- Projektim dhe Inxhinieri.
Çdo paketë shërbimesh këshëllimore e ofruar nga “2RC” personalizohet për çdo objekt e projekt për të cilin është kërkuar ky shërbim, duke u përshtatur me qëllimet që synohen të arrihen, si dhe duke aplikuar praktikat më të mira për klientët, bashkëpunëtorët e partnerët tanë.