Shoqëria “2RC” falë shëndetit dhe stabilitetit të saj financiar është e angazhuar, krahas të tjerave, në investime në projekte të ndryshme, duke synuar në formën e blerjes apo bashkëpunimit përfitimin e aseteve financiare si edhe ato materiale.
Si investitore, shoqëria “2RC” është e interesuar në shumë fusha ekonomike, krahas të mësipërmve, edhe në ato të menaxhimit të bizneseve dhe financave të shoqërive private apo edhe ato publike.
Shoqëria “2RC” në përzgjedhjen e fushës së investimit udhëhiqet nga qëllimi për të menaxhuar më mirë asetet e saj, si dhe për të ofruar të mira dhe shërbime sa më cilësore në treg.