Rreth shoqërisë tonë

Shoqëria “2RC” sh.p.k. është një shoqëri me kapital privat e cila është themeluar në Tiranë, në Korrik të vitit 2006, e njohur më parë nën emrin “2R-Construction” sh.p.k..

“2RC” e ka filluar aktivitetin e saj në fushën e ndërtimit dhe konsulencës së lidhur me këtë sektor, e sot, falë punës serioze dhe korrekte ajo është zhvilluar me ritme të konsiderueshme, duke e shtrirë veprimtarinë e saj më gjerë në këtë industri, jo vetëm në ndërtime civile e industriale, por edhe me ndërtime të ndryshme në fushën elektro – energjitike

Shërbimet tona

Shoqëria “2RC” ofron për klientët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e saj, shqiptarë e të huaj, një paketë të plotë shërbimesh këshëllimore/konsulence, përfshirë në të ato ligjore, financiare - ekonomike, administrative, projektimi e inxhinierike, etj.

“2RC” e konsideron konsulencën për klientët e saj si një proces të vazhdueshëm në lindjen, rritjen dhe maturimin e objektivit të përcaktuar.

Lajmet më të fundit

PËRSE NE ?


PERGJËGJESIA SOCIALE

Përgjatë aktivitetit dhe punës së saj të përditshme, Shoqëria “2RC” sh.p.k. i ka kushtuar një rëndësi të veçantë komunitetit dhe mjedisit ku ajo ushtron veprimtarinë. Ne besojmë se çdo Shoqëri private mund ta shprehë qytetarinë e saj nëpërmjet realizimit të proçeseve sa më miqësore kundrejt mjedisit përreth, duke ofruar eksperienca të reja dhe novatore në vend, si dhe duke aplikuar praktikat më të mira në dobi të shëndetit dhe sigurisë së stafit të shoqërisë, komunitetit përreth dhe klientëve e partnerëve të saj.


CILËSI DHE PROFESIONALIZËM

Ne kujdesemi që proçeset tona të punës të ndikojnë në mënyrë sa më të reduktuar në mjedisin përreth. “2RC” beson se gjithsecili mund të kontribuojë në konservimin e vlerave natyrore për gjeneratat e ardhshme. Kështu, gjatë aktivitetit të saj “2RC” ka në fokus menaxhimin e ndotjeve (në ajër, ujë, tokë, etj.), menaxhimin e mbetjeve (të ngurta, të lëngshme, etj.), mbrojtjen e ekosistemit dhe biodiversitetit.

Këta elementë janë pjesë e pandashme e misionit tonë. Ato shkrihen më së miri te çdo punonjës i shoqërisë, të cilët njëherazi nëpërmjet punës së tyre të përditshme bëhen mbartësit dhe përçuesit më të mirë të përgjegjësisë sociale dhe politikave mjedisore të zbatuara nga shoqëria.

NE OFROJMË

ndertime ndertime-civileKONSULENCË

Shoqëria “2RC” ofron për klientët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e saj, shqiptarë e të huaj, një paketë të plotë shërbimesh këshëllimore/konsulence, përfshirë në të ato ligjore, financiare - ekonomike, administrative, projektimi e inxhinierike, etj.

PROJEKTIM

Shoqëria “2RC”, nëpërmjet arkitektëve dhe inxhinierëve të atashuar pranë saj, ofron për klientët e bashkëpunëtorët, projektimin dhe inxhinierinë e projekteve në mënyrë multidisiplinare. Gjithashtu, “2RC” bashkëpunon me studiot me prestigjoze të projektimit në vend e më gjerë.

NDËRTIM

Shoqëria “2RC” është themeluar me objektiv të saj primar ushtrimin e aktivitetit në sektorin e ndërtimit. Ne synojmë të jemi ndër shoqëritë lider në sektorin e ndërtimit duke përfshirë këtu si Ndërtimet Civile ashtu dhe ato Industriale.

Më shumë

Përgjegjësia jonë kryesore është të ofrojmë shërbimet më të mira dhe cilësore për të gjithë partneret , klientët të cilët kërkojnë vepra ndërtimore të udhëhequra nga një staf i fokusuar për të krijuar vepra madhore

Partnerë

Client
Client
Client
Client
Client
Client
Client
Client
Client
Client
Client
Client