Çertifikime

Shoqëria “2RC” sh.p.k. është një shoqëri e çertifikuar për standardet e mëposhtme në sistemet e menaxhimit:

  • EN ISO 9001:2008 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë
  • EN ISO 14001:2004 për Sistemin e Menaxhimit të Mjedisit
  • BS OHSAS 18001:2007 për Sistemin e Menaxhimit të Sigurisë dhe Shëndetit
  • BS PAS 99:2012 për Sistemin e Integruar të Çertifikimit

“2RC” është e çertifikuar për të gjitha këto standarde në fushat e mëposhtme të aktivitetit:

“Ndërtim dhe projektim i objekteve civile, industriale, turistike, bujqësore etj; Rikonstruksione, restaurime, ndërtime parafabrikat, konstruksione metalike, druri etj; Prodhim e tregëtim të materialeve të ndërtimit, tregëtim të makinerive e pajisjeve elektrike, elektronike, mekanike, hidraulike, import-eksport, etj; Punime në rrugë, ura e vepra arti, ujësjellësa, kanalizime, etj; Ndërtimi i impianteve për prodhimin e energjisë elektrike, nënstacione, kabina transformatorësh, linjat TL e TM dhe shpërndarjen e energjisë, e telekomunikacioni; Impiante të brendshme elektrike, linja telefonie dhe TV etj; Impiante të pastrimit dhe trajtimit të ujrave, impiante teknologjike, termike dhe të kondicionimit; Punime të inxhinierisë së mjedisit, topogjeodezike, gjeologo-inxhinierike e shpime të ndryshme.”
ISO 9001.2008 ENG.EN ISO 14001.2004 ENG.OHSAS 18001.2007 ENGBS PAS 99.2012 ENG

Seminar 4

Seminar: 2RC aplikon sistemin anti-sizmik në ndërtim.

Shoqëria “2RC” sh.p.k. ka zbatuar në objektin e ndërtuar në Rrugën e Kavajës një sistem të veçantë për mbrojtjen sizmike. Ky sistem i aplikuar për herë të parë në Shqipëri u realizua falë bashkëpunimit me shoqërinë italiane FIP Industriale S.r.l. e specializuar në studimin dhe prodhimin e produkteve teknike për ndërtime të mëdha si dhe zhvillimin e teknologjive për vepra të inxhinierisë civile.
Pajisjet anti-sizmike mbrojnë ndërtesën duke ndryshuar përgjigjen e strukturës ndaj ndodhive sizimike apo ndodhive të tjera me natyrë dinamike (si për shembull era, etj.). Kjo teknologji realizon izolimin sizmik si dhe shpërndarjen e energjisë në strukturën në të cilën aplikohen pajisjet sizmike, të cilat jane të llojeve dhe karaktereve të ndryshme.
Për afrimin dhe aplikimin e kësaj teknologjie në vendin tonë, Shoqëria “2RC” organizoi një seminar me një panel lektorësh, doktorë në inxhinierinë civile të specializuar në këtë fushë, të cilët paraqitën për pjesmarrësit teknologjitë e reja të aplikueshme në srukturat e ndryshme si godina të mëdha, ndërtime  industriale, vepra infrastrukturore , hidro-elektrike, etj. Seminari u ndoq me interes nga inxhinierë konstruktorë e civilë, arkitektë, si dhe bizense të sektorit të ndërtimit.