Shoqëria “2RC” primarisht kryen aktivitet biznesi, si dhe zotëron ekspertizë në fushat e mëposhtme:
- Ndërtim, projektim dhe zbatim i objekteve civile, industriale, turistike, bujqësore, etj., si dhe aplikim sistemi për mbrojtjen sizmike (për herë të parë në Shqipëri);
- Restaurim i godinave dhe objekteve të ndryshme civile, industriale dhe veshje fasade;
- Punime dheu e transport, punime murature me materiale të ndryshme, betoni, beton armeje, ndërtime parafabrikat, konstruksione të ndryshme metalike e druri;
- Prodhim e tregtim i materialeve të ndërtimit me shumicë e pakicë, import – eksport, si dhe prodhime inertesh, etj.;
- Punime rrugësh, kanalizime, ujësjellësa, urash e veprash arti;
- Ndërtime për nënstacionet, kabinat e transformatorëve, linja të tensionit të lartë e të mesëm dhe shpërndarjen e energjisë; punime të ndryshme në fushën elektro – energjitike dhe të telekomunikacionit;
- Ndërtim i impianteve teknologjikë, termikë dhe të kondicionimit; impianteve të ujit të pijshëm, të pastrimit dhe trajtimit të ujërave; impianteve të brendshëm elektrikë, linjave të telefonisë dhe TV-së, etj.; punime topogjeodezike dhe gjeologo – inxhinierike, shpime të ndryshme; IT dhe shërbime mbështetëse IT;
- Punime të inxhinierisë së mjedisit;
- Përdorim i mjeteve të mekanizuara; tregtim të makinerive dhe pajisjeve elektrike, elektronike, mekanike, hidraulike, etj.;
- Mbikëqyrje të punimeve të ndryshme;
- Asistencë, ndërmjetësim, këshillim dhe informim në fushën ekonomike, financiare dhe ligjore ndaj të tretëve;
- Marketing, komunikim dhe aktivitet Real – Estate.