Seminar: 2RC aplikon sistemin anti-sizmik në ndërtim.

Shoqëria “2RC” sh.p.k. ka zbatuar në objektin e ndërtuar në Rrugën e Kavajës një sistem të veçantë për mbrojtjen sizmike. Ky sistem i aplikuar për herë të parë në Shqipëri u realizua falë bashkëpunimit me shoqërinë italiane FIP Industriale S.r.l. e specializuar në studimin dhe prodhimin e produkteve teknike për ndërtime të mëdha si dhe zhvillimin e teknologjive për vepra të inxhinierisë civile.
Pajisjet anti-sizmike mbrojnë ndërtesën duke ndryshuar përgjigjen e strukturës ndaj ndodhive sizimike apo ndodhive të tjera me natyrë dinamike (si për shembull era, etj.). Kjo teknologji realizon izolimin sizmik si dhe shpërndarjen e energjisë në strukturën në të cilën aplikohen pajisjet sizmike, të cilat jane të llojeve dhe karaktereve të ndryshme.
Për afrimin dhe aplikimin e kësaj teknologjie në vendin tonë, Shoqëria “2RC” organizoi një seminar me një panel lektorësh, doktorë në inxhinierinë civile të specializuar në këtë fushë, të cilët paraqitën për pjesmarrësit teknologjitë e reja të aplikueshme në srukturat e ndryshme si godina të mëdha, ndërtime  industriale, vepra infrastrukturore , hidro-elektrike, etj. Seminari u ndoq me interes nga inxhinierë konstruktorë e civilë, arkitektë, si dhe bizense të sektorit të ndërtimit.

Comments for this post are closed.